Une jam nje Workaway

 

 Une udhetoj sepse mesoj gjera qe nuk mund t´i mesoj ne menyre tjeter , une udhetoj sepse nuk i besoj fjaleve, cdo gje dua ta shoh , ta degjoj , ta prek, une udhetoj sepse pas cdo udhetimi ndihem me e pasur, me e mencur , me e ditur dhe me e bukur.

Nese ti qe po lexon kete artikull ndjen te njejten, atehere udhetimi eshte nje nga pasionet e tua dhe pasionet duhen ushqyer . Ne blogun e udhetimit fibefa.wordpress.com , shpesh ju tregojme mbi menyrat e lira dhe te mencura te te udhetuarit. Kete here WORKAWAY me dha mundesine e udhetimit prej 22 ditesh ne Skocine e mrekullueshme pa shpenzuar shume, ja si …

Continue reading

SI APLIKOVA PER VIZE TURISTIKE PER NE UK NGA SPANJA.

IMG-20180803-WA0009 (1).jpg

 Vizat turistike per ne Mbreterine e Bashkuar (Anglia) jane te disa tipeve por do te flas per vizen standarte ne te cilen une aplikova. Qytetareve shqiptare, edhe pse mund ti plotesojne te gjitha rregullat e aplikimit, shpesh ju refuzohet kjo vize, por per ata qe jane rezidente ne nje vend te Bashkimit Evropian refuzimet jane me te rralla. Megjithese une aplikova per kete vize ne Madrid, procedura eshte e njejta kudo qe te aplikoni.

Continue reading

Te udhetosh me autokaravane.

 

Fjori autocaravana

Nese udhetimi me autostop qe ju kemi treguar deri tani ju duket  extrem dhe i pamundur, ka nje alternative tjeter:Autokaravana,shtepia levizeshe. Une asnjehere nuk kam pasur ndonje deshire te vecante per dicka materiale, po nje autokaravane do me pelqente shume ta kisha. Pavaresisht faktit qe ka nje cmim te larte, autokaravana ka disa avantazhe. Tre jane me te rendesishmet:

Continue reading

RIO – SAMBA – CARNIVAL

Nuk isha e sigurt nese doja ti harxhoja kursimet e mia te nje viti per nje pale pushime ne Brazil, por ne nje moment pak te veshtire e preva bileten dhe me vone  nuk kishte me kthim pas.

Arsyeja kryesore pse doja te shkoja ne Brazil, pervec muzikes dhe kultures ne pergjithesi, ishte portugalishtja. Ka qene prej kohes gjuha ime e preferuar dhe ja ku zbrita ne aeroportin e Sao Paolos me 21 janar 2016. Por nuk rri me shume se 3 dite ne Sao Paolo. Destinacioni kryesor ishte Rio de Janeiro…

20160128_105907  20160128_113946.jpg

Continue reading

Si te kaperceni nje moment te veshtire te jetes tuaj!

2015-10-03-08-09-24

Te gjithe e dime qe jeta eshte e pasur me momente te bukura dhe te veshtira  dhe, njeriu duhet te vetepergatitet per t’i perjetuar te dyja. Veshtiresite jane te pashmangshme dhe nuk e kemi fuqine per t’i parandaluar, por pa dyshim kemi fuqine per te dalluar problemet nga dramat.

Dramat perfshijne   ngjarje te trishta te shoqeruara me nje shok emocional nga te cilat eshte eshte veshtire te dalesh. Ne shumicen e rasteve momentet e veshtira te jetes jane  probleme dhe problemet sado te veshtira te jene ato zgjidhen, duhet vetem te fokusohesh ne zgjidhjen e tyre. Eshte shume e rendesishme ta kesh te qarte qe situata qe po kaloni eshte nje problem dhe jo nje drame. Continue reading

Si e lashe punen ne zyre dhe shpresoj te mos kthehem me…

Rastesisht gjeta para ca kohesh nje hartim ne anglisht qe kisha bere nga klasa e 8-te ne te cilin kisha shkruar “when I grow up, I want to be a normal girl”. Ne ate kohe, ne mendjen time,  kjo personifikohej me nje vajze te shkolluar qe ka nje pune te mire aq sa t’i mundesoje mjaftueshem te ardhura sa te mos shqetesohet per ushqim, veshje dhe te tepronte ndonje gje edhe per ndonje udhetim njehere ne vit. Ndoshta i plotesova per disa kohe endrrat e mia te 8-vjecares; kisha mbaruar shkollen e larte, kisha nje pune ne zyre, nuk shqetesohesha per ushqim e veshje dhe ndonjehere dhe kisha udhetuar, por kjo nuk me motivoi me per shume kohe.

1743494_588251151261607_385794623_n

Continue reading