Shqiperia me Autostop!

Te udhetosh me autostop ne Shqiperi nuk eshte e lehte por sigurisht as e pamundur!

Sa here qe bej autostop ne Shqiperi, njerezit me te cilet udhetoj megjithese vete me kane marre ne makinen e tyre, ngulin kembe qe ketu nuk te merr njeri. Ketu te marrin te gjithe, problemi i vetem eshte se disa kerkojne leke per pasazhin, po sigurisht nuk eshte kjo filozofia. Arsyeja qe nuk paguaj nuk eshte se jam dore-shtrenguar, sigurisht ndonjehere nuk kam me cfare te paguaj, por mbi te gjitha dua qe te mesohen edhe ketu me kulturen e autostopit.

download                DSCN2543

Ne vende te ndryshme te Europes personat qe ndalojne kane udhetuar vete ne kete menyre kur kane qene te rinj per shkak te popullaritetit te madh ne vitet 70, ndersa ketu, sistemi politik i kohes dhe faktore te tjere socio-ekonomike e lane mbrapa kete kulture e konsideruar hippie.

hitchhiking hippie-body10580220_741413109238527_1294890742876841514_n10382844_10152267982257543_3609969570806280821_n

Kam udhetuar me austop nga veriu ne jug dhe ja sa disa keshilla per autostopistat shqiptare:

  1. Nese keni nisur nje udhetim me autostop mos u trembni nga cfare ju thone. Eshte gjithmone dikush qe do kaloje aty dhe fshati me i humbur te jete.
  2. Nje cante kurrizi ndihmon. Eshte me interesante per shoferet te marrin nje udhetar qe vjen nga rruga, ka histori te reja dhe tu tregoje ketyre vizitoreve mikpritjen shqiptare. Ndodh shpesh qe kur ndalojne me pershendesin anglisht dhe kur u’a kthej shqip sikur zhgenjehen dhe ne fillim ndihesha keq, por tani e kuptoj interesin qe ngjall te ata nje kulture tjeter.
  3. Futuni ne muhabet me shoferet. Fakti qe ju ka merre ne makine do te thote qe Ju ka besuar, besojini edhe Ju dhe do krijohet keshtu nje situate relaksuese dhe edhe nese ka pasur ndone mendje t’ju kerkoje leke harrojeni, perkundrazi do Ju qerase me kafe e madje dhe dreke. Nje shokut tim polak, nje biznesmen shqiptar i kishte dhene 200 euro gjate nje udhetimi me autostop ne Shqiperi.
  4. Uluni gjithmone ne sediljen e pare nese nuk ka njerez te tjere. Ne kete menyre dhe ju dhe shoferi e kupton qe nuk keni marre taksi.
  5. Vini re makinat. Shoferet qe kane makina luksoze dhe jane djem te rinj sigurisht nuk do ulin veten t’ju kerkojne leke, por nese shoferi qe ndalon e perdor makinen dhe per pune (dhe kjo duket) beni mire tu thoni qe ne fillim qe nuk paguani per transportin. Fundja fundit nuk jeni duke pritur ne stacion dhe personat qe kalojne aty kane rrugen e nuk po kalojne enkas per ju.
  6. Une zakonisht hipi ne te gjitha makinat dhe nuk refuzoj asnje qe ndalon, por nese keni frike te hipni ne ndonje makine menyra me e mire per te refuzuar eshte me miresjellje 🙂 Pyeteni shoferin e para per nga e ka rrugen pa i thene ju fillimisht destinacionin tuaj, dhe cfaredo qe t’ju thote ju i thoni qe keni drejtim tjeter.
  7. Relaksohuni dhe mbani syte nga rruga. Asnje nuk do ju beje asgje ne mes te dites, ne mes te rruges, gjithnje ka nje rrugezgjidhje. Nese papritur shoferi merr ndonje kthese ne nje rruge “qorre” e qe dukshem nuk eshte rruga juaj eshte momenti te kerkoni te zbrisni.

DSCN2191 DSCN2192

Nuk kam pasur asnjehere eksperienca te keqija me autostop. Ndonjehere biseda te pakendshme por u behet balle kollaj. Autostopi nuk eshte me i rrezikshem se asnje aktivitet tjeter. Ai eshte nje menyre e mire per te hyre ne kontakt me njerezit ne nje kohe kur nuk eshte e lehte te besh miq te rinj, per te udhetuar dhe kur nuk ke mudesi, dhe per te provuar lirine e rruges dhe bukurine e mosdijes se kush do jete makina e rradhes!

Advertisements

3 thoughts on “Shqiperia me Autostop!

  1. Pingback: A dedo Viajes Erráticos

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s