RIO – SAMBA – CARNIVAL

Nuk isha e sigurt nese doja ti harxhoja kursimet e mia te nje viti per nje pale pushime ne Brazil, por ne nje moment pak te veshtire e preva bileten dhe me vone  nuk kishte me kthim pas.

Arsyeja kryesore pse doja te shkoja ne Brazil, pervec muzikes dhe kultures ne pergjithesi, ishte portugalishtja. Ka qene prej kohes gjuha ime e preferuar dhe ja ku zbrita ne aeroportin e Sao Paolos me 21 janar 2016. Por nuk rri me shume se 3 dite ne Sao Paolo. Destinacioni kryesor ishte Rio de Janeiro…

20160128_105907  20160128_113946.jpg

Nuk di c’te them rreth Rios pervecse te shkoni. Shkoni dhe mos rrini me pak se 10 dite sepse ka shume gjera per te pare e bere. Gjeja me banele mund te kthehet ne aventure; prsh te nisesh per ne Ipanema dhe te ngaterrohesh ne nje bloco de rua, te te grabisin ne darke ne Copacabana (mos mbani shume gjera me vete kur dilni rrugeve ne Rio), te kthehesh nga diku dhe te ndeshesh me nje grup kercimi dhe fillon kercen me ta dhe te te shoqeroje policia kur vete vetem ne nje favella sepse eshte e rrezikshme dhe ti nuk e merr parasysh se je shqiptare 😛

Ne Rio ndenja per me shume se dy jave dhe pata fatin te jem aty gjate karnevaleve, spektakli me I madh ne bote. Ne airbnb gjeta nje shtepi tipike carioca (keshtu quhen nga Rio) dhe kalova keto kohe duke degjuar bossa nova e ngrene mango ne hammock.

20160131_120636 20160131_120045 20160131_101124.jpg

Me poshte disa foto nga momente kryesore ne Rio:

Sipas rradhes: Ipanema, Flamenco, Praia Vermelha & Copacabana

1-Flamenco 2- Bloco de rua 3- Cristo redentor 4- Escadaria Selarón

20160129_144520  20160206_152112 20160127_131120 20160128_101213

Pas karnavaleve dhe pas me shume se dy jave lashe Rion dhe u nisa drejt plazheve te mrekullueshem te Bahias, por kjo ndohta do jete ne nje post tjeter. Nderkohe nje hyrje 🙂

IMG-20160216-WA0010.jpg

Leave a comment